Një turist është aksidentuar rëndë gjatë kalimit në shtegun mes Thethit dhe Valbonës, duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës e për pasojë ka humbur jetën.
Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila, së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopterë u nisën drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar turistin, por nuk ka mundur të mbijetojë.


