Policia e Durrësit ka ekzekutuar vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako. Pas lajmit për rikthimin e tij në qeli, Dako ka pësuar aritmi dhe është dërguar menjëherë në spital për kontroll mjekësor.
Pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, ish-kryebashkiaku do të dorëzohet për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg, sipas vendimit të formës së prerë të GJKKO-së.
Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e mëparshëm për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, duke e konfirmuar fajtor për shpërdorim detyre dhe duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim.
Sipas avokatit të tij, pas llogaritjes së kohës që Dako ka kaluar 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj nën arrest shtëpie, i mbeten vetëm 10 ditë dënim për t’u vuajtur, që do të shlyhen menjëherë në qeli.
Gjykata la në fuqi edhe dënimet për dy bashkëpunëtorët e Dakos, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku, secili me 2 vite burgim.
Ish-kryebashkiaku u gjobit për dy çështje të veçanta: miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, dhe gabime në procedurën e prokurimit për Promenadën Bregdetare, ku fondi limit u llogarit gati 10 herë më shumë sesa duhej.


