Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga kundërshtar i luftës me Iranin në negociatorin kryesor, JD Vance merr rol kyç në bisedimet me Teheranin

    Aksident në aksin Korçë–Bilisht, makina përplas një çiklist

    JD Vance shmang pyetjen për Netanyahun para bisedimeve me Iranin në Zvicër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    SHBA dërgon mesazh të qartë Kurtit: Na duhet partner që nuk sjell destabilitet në Kosovë!

    September 15, 2025

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë një partner në Kosovë që të shmangë veprimet destabilizuese dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, njoftoi të hënën Ambasada amerikane në Prishtinë.

    Ky reagim vjen pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar pa afat dialogun strategjik me Qeverinë në detyrë të kryeministrit Albin Kurti, për shkak të shqetësimeve mbi disa veprime të tij.

    Një zëdhënës i ambasadës u shpreh për Radio Evropa e Lirë:

    “Ne dëshirojmë të ecim përpara me Qeverinë në detyrë, por na nevojitet një partner që kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.”

    Zëdhënësi shtoi se e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, zhvillon takime të rregullta me Kurtin dhe i ka shprehur direkt shqetësimet e qeverisë amerikane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv.

    Ambasada nuk ka dhënë detaje mbi veprimet konkrete të kryeministrit në detyrë që çuan në pezullimin e dialogut, por theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të vlerësojë zhvillimet dhe mbetet mike e ngushtë e popullit të Kosovës.

    Dialogu strategjik është një proces i Departamentit të Shtetit që përfshin diskutime të nivelit të lartë mbi tema të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen, sigurinë, energjinë, mjedisin dhe bashkëpunimin ekonomik.

    Albin Kurti ambasada destabilitet kosove SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga kundërshtar i luftës me Iranin në negociatorin kryesor, JD Vance merr rol kyç në bisedimet me Teheranin

    June 21, 2026

    Aksident në aksin Korçë–Bilisht, makina përplas një çiklist

    June 21, 2026

    JD Vance shmang pyetjen për Netanyahun para bisedimeve me Iranin në Zvicër

    June 21, 2026

    Sondazhi në Izrael: 92% besojnë se Irani ka përfituar më shumë nga konflikti me SHBA-në

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.