Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë–Bilisht, pranë fshatit Dishnicë, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin e Korçës, pasi ka pësuar dëmtime në kokë. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


