Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta në Tiranë, Rama: Shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës s’janë diasporë, por popull shtetformues

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

    “Takim historik”, Vance nga Zvicra: Trump na ka ngarkuar të hapim një faqe të re me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga dyshimet te përfshirja elementëve të huaj, sot është fakt: Kur preken flamujt e ambasadave, duhet një hetim

    June 21, 2026
    Nga dyshimet te përfshirja elementëve të huaj, sot është fakt: Kur preken flamujt e ambasadave, duhet një hetim

    Protesta është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin kundër qeverisë, kundër institucioneve apo për çdo kauzë që e konsideron të drejtë. Por ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë: prekja e simboleve dhe përfaqësive diplomatike të shteteve mike.

    Incidenti ku është prekur flamuri i një ambasade nuk mund të trajtohet si një episod i zakonshëm. Ai ngre pikëpyetje serioze dhe kërkon një hetim të plotë nga organet ligjzbatuese, në një kohë që gjithmonë e më shumë flitet për përfshirjen e vendeve armiqësore të huaja me qëllim destabilizimin e vendit. Çfarë lidhje kanë ambasadat e vendeve të tjera me një protestë të brendshme në Shqipëri? Kush janë personat që e zhvendosin protestën nga institucionet shqiptare drejt trupave diplomatike?

    Në të drejtën ndërkombëtare, ambasadat dhe flamujt shtetërorë gëzojnë një status të veçantë. Historia ka treguar se edhe në kohët më të vështira, madje edhe gjatë luftërave, përfaqësitë diplomatike dhe flamujt e tyre respektohen, sepse ato përfaqësojnë urën e dialogut dhe të paqes mes shteteve.

    Prandaj është legjitime të shtrohet pyetja: pse dikush do të kërkonte ta përfshinte Shqipërinë në tensione me shtete të tjera? Kujt i shërben një akt i tillë? Shqipëria është një vend që ka ndërtuar marrëdhënie të mira me partnerët dhe aleatët e saj dhe nuk ka asnjë interes të krijojë konflikte diplomatike të panevojshme.

    Nuk është e drejtë të përgjithësohen protestuesit. Nuk mund të thuhet se të gjithë ndajnë të njëjtin qëllim. Mund të jenë 10, 50 apo 500 persona që kryejnë akte të tilla, por kjo nuk ndryshon faktin se një incident i tillë është i rëndë dhe duhet zbardhur deri në fund.

    Policia e Shtetit ka detyrimin të identifikojë autorët, të sqarojë rrethanat dhe të informojë publikun. Transparenca është e domosdoshme për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me individë të izoluar, me provokatorë apo me grupe që synojnë të nxisin përçarje dhe tensione mes popujve.

    Shqipëria nuk duhet të lejojë që protestat e saj të përdoren si mjet për të cenuar marrëdhëniet me vendet mike. Protestat janë pjesë e demokracisë. Sulmi ndaj simboleve diplomatike nuk është.

    Respekti për flamujt dhe ambasadat nuk është thjesht çështje protokolli. Është respekt për shtetin, për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për vetë interesin kombëtar të Shqipërisë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta në Tiranë, Rama: Shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës s’janë diasporë, por popull shtetformues

    June 21, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

    June 21, 2026

    “Takim historik”, Vance nga Zvicra: Trump na ka ngarkuar të hapim një faqe të re me Iranin

    June 21, 2026

    Eskortat “mbysin” burgjet/ 6 prokurori hetojnë 17 raste të takimeve speciale! Fenomeni si “qokë” për zgjedhjet parlamentare

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.