Pas emërimit të Kryeministrit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot përbërjen e re të Qeverisë së “Rama 4”, me propozim të Kryeministrit. Dekreti i presidentit u përcoll edhe në Kuvendin e Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet pas miratimit të programit dhe përbërjes së qeverisë nga Kuvendi, me ceremoninë e betimit të Kryeministrit dhe ministrave, që do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave dhe të ministrave:
Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj – Ministër i Financave
Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Arsimit
Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ky kabinet i ri shënon fillimin e fazës së katërt të qeverisjes së Kryeministrit Rama dhe pritet të nisë zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit.


