Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen/ Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

    September 15, 2025

    TIRANË- Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur “Temu” si aplikacionin më të shkarkuar. Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude tregojnë se platforma kineze e tregtisë online ka dominuar tregun europian, përfshirë edhe vendin tonë, falë ofertave të shpeshta dhe çmimeve të ulëta, që kanë tërhequr një numër të madh përdoruesish.

    Në rajon, situata paraqitet e larmishme; në Serbi ka kryesuar aplikacioni financiar “AllRecovery”, në ndërsa në Mali të Zi, “Tiktok”.

    Në Europë, “Temu” ka qenë aplikacioni kryesor pothuajse në të gjitha vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Përjashtime të dukshme janë Italia, ku më i shkarkuari ka qenë “TikTok”, Belgjika me “Klarna” dhe Zvicra, Austria ku ka kryesuar “ChatGPT”.

    Fakti që “Temu” është aplikacioni më i shkarkuar edhe në Shqipëri tregon se tregu vendas po ndjek trendin e konsumatorëve europianë, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt blerjeve online dhe platformave që ofrojnë zbritje masive. Sipas të dhënave të marra nga drejtuesi i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike në Shqipëri, dërgesat e TEMU në vendin tonë kanë arritur në 15 mijë pako në ditë, për periudhën e pyetur qershor 2025. Aktualisht përbën 1/3 e tregut të dërgesave online.  Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, transaksionet në e-commerce janë rritur me 30% çdo vit.

    Temu është një platformë shitjesh online në pronësi kineze, i lançuar në vitin 2022 nga PDD Holdings, që ofron një gamë të gjerë produktesh, nga moda dhe elektronika deri te artikujt për shtëpinë, me çmime dukshëm të ulëta.

    17 vende të Europës kanë pasur “Temu” si aplikacionin kryesor të shkarkuar. 11 të tjera kanë shkarkuar “Chat GPT”, ndonëse ky i fundit u prezantua vetëm në fund të vitit 2024. “ChatGPT” është një model i zhvilluar nga OpenAI, i prezantuar për publikun në nëntor 2022.

    Ai përfaqëson një sistem inteligjence artificiale të bazuar në gjuhë natyrore, i trajnuar për të kuptuar dhe gjeneruar tekste të ngjashme me ato njerëzore. “ChatGPT” përdoret gjerësisht për komunikim, kërkime, përkthime, shkrim kreativ dhe asistencë në punë apo studime, duke u bërë një nga aplikimet më të njohura dhe më të përdorura të inteligjencës artificiale në botë./Monitor

    ChatGPT shqiptaret temu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.