TIRANË– Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë e re “Rama 4”, të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Kryeministri Rama ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar Kreut të Shtetit emrat e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë, më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Ky do të jetë mandati i katërt për Edi Ramën, që drejton ekzekutivin shqiptar që prej vitit 2013 si kryetar i Partisë Socialiste.
Në Asamblenë e PS-së Rama zbuloi se kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Rama 3.


Kabineti i ri qeveritar
Zv.kryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
Ministrie e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
Ministre për Evropën dhe Integrimin, MPJ, Elisa Spiropali
Ministër i Financave, Petrit Malaj
Ministër i Turizmit dhe Kulturës dhe Sportit, Blendi Goxhja
Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro
Ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Evis Sala
Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delinda Ibrahimaj
Ministre e Inteligjences Artificiale, “Diella”
Ministër i Drejtësisë, Besfort Ramallari
Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu
Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
Ministër për Pushtetin Vendor, Ervin Demo
Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni
Ministrie e Shtetit për kryenegociator, Majlinda Dhuka
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu./Radar.al


