SHKODËR– Ragip Gila, autori i masakrës së Shkodrës është marrë në pyetje në lidhje me masakrën e mëngjesit të së hënës.
Gjithashtu sëbashku me Gilën, në pyetje nga policia është marrë dhe shënjestra e atenatit Erogen Vaso. Nga spitali i Traumës, Vaso ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt.
“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet.”-ka thënë ai.
Ndërkohë ndryshe nga Vaso, Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, ai i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka ofenduar.


