Sot rreth orës 18:44, Gjirokastra u shkund lehtë nga një tërmet me magnitudë 3.3 ballë Rihter, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e lëkundjes ishte rreth 11 km në juglindje të qytetit. Lëkundjet, që zgjatën 2-3 sekonda, u ndjenë lehtë nga banorët e zonës, por për shkak të magnitudës së ulët nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.



