MILANO-Orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune të 7 Shtatorit, qytetarë nga e gjithë Italia dhe më gjerë janë mbledhur në Milano për t’i bërë nderimet e fundit mjeshtrit të madh të modës, Giorgio Armani.
Kapela mortore është hapur zyrtarisht në orën 09:00 në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, por qindra njerëz kishin zënë vend që prej orës 07:00, në një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe respekt.
Ndër të parët që kanë bërë homazhe për ikonën e stilit dhe modës, ishin kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann me bashkëshorten Lavinia, si dhe përfaqësues të botës së sportit si Gianni Petrucci dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina./Radar.al



