Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta

    September 6, 2025

    TIRANË- Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlerat më të larta historike në numër dhe në vlerë transaksionesh. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.

    Në krahasim me vitin 2020, periudhë pas së cilës nisi edhe cikli i rritjes së shpejtë të turizmit, numri i pagesave me kartë është rritur me 237%. Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 83.3 miliardë lekë, 30% më shumë krahasuar me vitin 2023 dhe 227% krahasuar me vitin 2020.

    Për vitin 2024, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 16% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 14.5% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë.

    Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa nga turistët e huaj për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord në 24 470, në rritje me 27.6% krahasuar me një vit më parë.

    Ndërsa krahasuar me vitin 2020, numri i terminaleve POS është dyfishuar.

    Megjithatë, depërtimi i POS-eve ngelet ende i ulët. Sipas INSTAT, vitin e kaluar, Shqipëria kishte afërsisht rreth 132 mijë biznese aktive (duke përjashtuar fermerët).

    Mbi këtë numër, mund të llogaritet se numri i POS-eve ishte afërsisht sa 18.5% e numrit të bizneseve aktive.

    Por, as kjo shifër nuk e tregon nivelin e depërtimit të POS-eve, sepse një pjesë e mirë e tyre është e përqendruar në kompanitë e mëdha të shitjes me pakicë, që kanë një rrjet të zgjeruar të dyqaneve.

    Znj. Huta thotë se ka një përpjekje në rritje nga bankat për të shtuar numrin e pajisjeve POS, edhe në bashkëpunim me operatorët globalë, si Mastercard, që këtë vit po zhvillon një fushatë për këtë qëllim.

    “Aty ku ne kemi mangësi të mëdha janë taksitë, ndërsa POS-et po shtohen në dyqane, hotele dhe restorante.

    Fushata e ndërmarrë këtë vit në bashkëpunim me Mastercard po jep rezultate, ndërsa shpresojmë që vitin e ardhshëm, kësaj nisme t’i bashkohet edhe Visa.

    Pra, duhet të bindemi se alternativa e duhur nuk është ATM-ja, por kalimi në pagesa elektronike. Këtu nuk luftojmë vetëm kostot, por njëkohësisht luftojmë edhe informalitetin, edhe ekonominë e cash”,- thotë ajo.

    Vitin e kaluar, numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.51 milionë, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.32 milionë, në rritje vjetore me 6.7%. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazë pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.

    Ndërkohë, vitin e kaluar u shënua rënie në segmentin e kartave të kreditit. Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar raportonte pak më shumë se 113 mijë karta krediti aktive, me një rënie vjetore prej 5.3%. Megjithëse në ekonomitë e zhvilluara është një instrument shumë i përdorur prej dekadash, në Shqipëri shifrat tregojnë se karta e kreditit nuk ka arritur të fitojë një përdorim shumë të madh.

    Depërtimi i dobët i këtij produkti mund të lidhet sidomos me faktin se ekonomia shqiptare ka një shkallë të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike, ndërsa karta e kreditit është një instrument i lidhur kryesisht me pagesat jo cash./Monitor

    “Isha një hap larg Bin Ladenit”/ Shqiptari mes CIA-s, xhihadistëve dhe një të kaluare kr*minale (EMRI)

    banka e shqiperise Pagesat me kartë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.