Pas polemikave që shpërthyen në US Open 2025, ku një video tregonte një burrë duke marrë kapelën që tenisti polak Kamil Majchrzak i kishte dhuruar një fëmije, autori i gjestit, Piotr Szczerek, një milioner polak dhe CEO i një kompanie ndërtimi, ka kërkuar falje publikisht.
Szczerek shpjegoi se gjesti i tij impulsiv ndodhi nën emocionin e turmës pas fitores, pasi e kishte keqkuptuar dhurimin, duke menduar se kapela ishte për fëmijët e tij. Ai pranoi se veprimi ishte i gabuar dhe se e kishte lënduar fëmijën dhe tifozët, por shtoi se kapelja iu kthye menjëherë familjes.
“Ky është një mësim i dhimbshëm për mua. Do të përfshihem më aktivisht në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe në veprime kundër dhunës dhe urrejtjes”, tha Szczerek, duke nënvizuar përulësinë dhe dëshirën për të riparuar dëmin e shkaktuar.
@mothershipsg Piotr Szczerek, the Polish CEO who was caught on camera snatching a hat off a young boy, admitted he made a "huge mistake" after the footage went viral, BBC reported. Szczerek said he was "convinced" tennis player Kamil Majchrzak had been "passing his hat in my direction". "I know I did something that seemed like consciously collecting a memento from a child," he wrote on social media, "This wasn't my intention, but it doesn't change the fact that I hurt the boy and disappointed the fans. I would like to unequivocally apologise to the injured boy, his family, as well as all the fans and the player himself." He added that he returned the hat, hoping it had "at least partially repaired the damage that was done". #polishtiktok #tennis #usopen ♬ original sound – Mothership


