VLORË– Ka humbur jetën në spital rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, Artan Muho, shtetasi i cili mbeti i plagosur nga aksidenti i ditës së djeshme në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.
Artan Muho ishte pasagjer në kamionçinën që drejtohej nga Alfred Hasani, 62 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, pasi u godit nga një automjet me dy italianë, duke bërë që të përplasej me barrierat mbrojtëse.
Muho u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Aksidenti u regjistrua rreth orës 14:15 dje, ku kamionçina u godit nga pas nga një automjet tip “Dacia” me targa AA408XY me drejtuese 28-vjeçaren italiane, Angela Tanzillo. Kjo e fundit është shoqëruar për në komisariat.
Si pasojë e goditjes, shoferi i kamionçinës humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat mbrojtëse e më pas automjeti u përmbys në anë të rrugës./Radar.al


