Vila Certosa, simboli i luksit dhe privatësisë së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, ka dalë në treg, dhe një biznesmen arab duket se po mundohet ta bëjë pronën e tij për një vlerë që mund të arrijë 500 milionë euro.
Kjo nuk është thjesht një vilë – është një imazh i fuqisë dhe misterit, me 68 dhoma, katër vila njëkatëshe, 174 vende parkimi dhe një park prej 580,000 metrash katrorë, ku dikur kanë pushuar udhëheqës botërorë si George W. Bush, Vladimir Putin dhe Tony Blair.
Pronësia e saj ka kaluar nëpër histori të forta: nga Gianni Onorato te Silvio Berlusconi, pas ndërhyrjes së njohur Flavio Carboni, dhe tani, pas vdekjes së Cavaliere-s, trashëgimtarët nuk nxitojnë ta heqin dorë nga kjo parajsë e vogël në Costa Smeralda.
Shitja po menaxhohet nga Sotheby’s International Realty në bashkëpunim me Knight Castle Real Estate, firma e njohur me seli në Dubai për prona luksoze. Megjithatë, përfundimi i marrëveshjes mbetet i paqartë, ndërsa mediat italiane paralajmërojnë se kjo mund të jetë blerja më e madhe e pasurive të patundshme në histori të Italisë.


