Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Një qytet propozon kufizimin e përdorimit të telefonave në vetëm dy orë në ditë

    August 25, 2025

    Qyteti Toyoake, në prefekturën Aichi të Japonisë, po shqyrton një nismë të pazakontë: kufizimin e përdorimit të smartfonëve në vetëm dy orë në ditë, jashtë orarit të shkollës apo punës.

    Sipas draftit, masa do të jetë vetëm rekomanduese dhe nuk do të shoqërohet me gjoba. Kryebashkiaku Masafumi Koki tha se qëllimi është “të parandalohet përdorimi i tepërt i pajisjeve, i cili ndikon në shëndetin fizik e mendor dhe sjell probleme me gjumin.”

    Plani parashikon që nxënësit e shkollës fillore të mos përdorin telefona pas orës 21:00, ndërsa të rinjtë më të rritur pas 22:00.

    Megjithatë, nisma ka shkaktuar reagime të shumta online. “Dy orë janë të pamundura, vetëm një film zgjat më shumë,” shkruajnë përdoruesit në “X”. Të tjerë theksojnë se kjo është një çështje që duhet t’u lihet familjeve, jo autoriteteve.

    Projektligji pritet të shqyrtohet javën e ardhshme dhe, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi në tetor. Vendime të ngjashme janë marrë më parë në Japoni, si në prefekturën Kagawa në vitin 2020, ku fëmijëve iu vendosën kufizime të ngjashme për lojërat dhe përdorimin e telefonave.

    kufizimi Qyteti telefona Toyoake
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026

    E rëndë në Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.