Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Karakaçi inspekton nënstacionin elektrik në Golem: Rritja e kapaciteteve përmirëson furnizimin me energji për 50 mijë banorë

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    Digjet makina/ Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë- Durrës (DETAJET)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zelensky zotohet se Ukraina “nuk do ta humbë” luftën kundër Rusisë

    August 24, 2025
    Zelensky zotohet se Ukraina “nuk do ta humbë” luftën kundër Rusisë
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 23 gusht 2025.

    KIEV– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë të Ukrainës tha se shteti i tij “nuk do të humbë” luftën kundër Moskës, teksa forcat ruse po bëjnë përparime në fushëbetejë dhe në kohën kur po bëhen përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë.

    “Ukraina ende nuk ka fituar, por me siguri nuk do të humbasë.”- tha Zelensky gjatë adresimit drejtuar kombit më 24 gusht.

    Presidenti ukrainas shtoi se pavarësisht se pjesë të shtetit të tij aktualisht janë të okupuara nga forcat ruse, ka “vetëm një Ukrainë” dhe “ne duhet të jemi së bashku si një familje”.

    Zelensky iu referua diplomacisë me Rusinë, në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po përsërit thirrjet për bisedime të paqes në mënyrë që t’i jepet fund luftës.

    “Ukraina kurrë nuk do të pranojë sërish poshtërimin për atë që rusët e quajnë ‘kompromis’”, tha ai. “Ne na duhet një paqe e drejtë në të cilën ne do të vendosim për të ardhmen tonë”.

    Më 24 gusht, Ukraina po shënon ditën e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, teksa vendi po përballet me një realitet të ri si në fushëbetejë ashtu edhe jashtë saj.

    Rusia tha më 23 gusht se forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin e Donjeckut, ndërsa ushtria e Ukrainës bëri të ditur se forcat e saj kishin rimarrë një vendbanim në skajin perëndimor të rajonit Dnipropetrovskut. Moska gjithashtu njoftoi se kishte shuar një zjarr në një central bërthamor në rajonin perëndimor Kursk, pasi mbrojtja ajrore ruse pretendoi se kishte rrëzuar një dron ukrainas.

    Këtë muaj po ashtu ka pasur përpjekje intensive diplomatike për t’i dhënë fund luftës, përfshirë një samit të profilit të lartë mes Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Alaskë.

    Pas kësaj u zhvilluan bisedime në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit, Zelenskyt dhe udhëheqësve evropianë.

    Trump ka paralajmëruar një takim të mundshëm mes Zelenskyt dhe Putinit, por një takim i tillë ende nuk ka ndodhur. Udhëheqësi amerikan ka thënë se do të presë dy javë për të parë se çfarë do të ndodhë dhe më pas do të vendosë për hapat e radhës, që mund të përfshijnë edhe sanksione të reja ndaj Rusisë./REL

    Dita e Pavarësisë së Ukrainës lufta kundër Rusisë Volodymyr Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Karakaçi inspekton nënstacionin elektrik në Golem: Rritja e kapaciteteve përmirëson furnizimin me energji për 50 mijë banorë

    April 30, 2026

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    April 30, 2026

    Digjet makina/ Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë- Durrës (DETAJET)

    April 30, 2026

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.