Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Koreja e Jugut qëllon paralajmëruese ndaj trupave veriore, Pheniani paralajmëron për “provokim serioz”

    August 23, 2025

    Një incident ushtarak ka tensionuar përsëri gadishullin korean, pasi trupat e Koresë së Veriut kaluan për pak çaste kufirin tokësor. Ushtria koreano-jugore reagoi duke qëlluar me të shtëna paralajmëruese, ndërsa Peniani e konsideroi këtë si një “provokim serioz”.

    Sipas raportimeve, ushtarët veriorë u tërhoqën menjëherë, por gjenerali Ko Jong Chol paralajmëroi se kërcënimet ndaj kufirit mund të çojnë situatën drejt një faze të pakontrolluar. Ai shtoi se janë qëlluar mbi 10 të shtëna paralajmëruese nga mitralozi.

    Koreja e Veriut akuzon Seulin për dyfytyrësi, duke theksuar se ndërkohë që shfaqet gatishmëri për dialog, ushtria jugore përkeqëson tensionet. Teknikisht, të dy vendet mbeten në luftë që nga Lufta Koreane (1950–1953), e cila përfundoi me armëpushim, pa traktat paqeje.

    Marrëdhëniet janë në pikën më të ulët pas një serie raketash balistike nga Peniani vitin e kaluar, ndërsa Seuli ka qëlluar më parë paralajmëruese ndaj inkursioneve të trupave veriore.

    Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, i cili ndodhet aktualisht në Uashington për bisedime me homologun amerikan Donald Trump, ka premtuar rifillimin e dialogut pa parakushte dhe forcimin e besimit midis forcave të armatosura. Në Korenë e Jugut janë të vendosur rreth 28,500 ushtarë amerikanë, ndërsa vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Uashingtonin, të fokusuar mbi kërcënimet nga Koreja e Veriut.

    Si pjesë e tensioneve, Seuli hoqi kohët e fundit altoparlantët kufitarë që transmetonin muzikë K-Pop dhe propagandë, ndërsa Peniani e mohoi këtë veprim.

    Koreja e Jugut Koreja e Veriut Pheniani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.