Leonardo DiCaprio ka përjetuar një episod të pazakontë gjatë pushimeve në Ibiza, kur policia spanjolle e ndaloi përpara hyrjes në një festë, pa e njohur fillimisht. Pamjet e momentit, të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë aktorin duke kontrolluar telefonin ndërsa priste radhën për verifikim.
Një grua në sfond dëgjohet të thotë: “Po më kontrollojnë me kujdes tani”, ndonëse nuk është konfirmuar nëse ishte e dashura e tij, modelja Vittoria Ceretti, e pranishme në Ibiza me DiCaprion.
Sipas një burimi për “Page Six”, nuk ishte vetëm fituesi i Oscar-it që iu nënshtrua kontrollit – të gjithë të ftuarit iu verifikua identiteti përpara hyrjes. Pas konfirmimit të dokumenteve, policët e lejuan aktorin të kalonte.
Ibiza është një nga destinacionet e preferuara verore të DiCaprios, ku ai është parë shpesh vitet e fundit, përfshirë edhe në jahtin luksoz të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.


