Një aheng familjar në një restorant në fshatin Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, përfundoi me një incident dhune ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe Albin Kasapi u sulmuan fizikisht.
Burime nga “Sinjali” bëjnë me dije se viktimat, Shpat Kasapi (rreth 40 vjeç) dhe Albin Kasapi (rreth 47 vjeç), janë sulmuar nga Feim Kicaj (rreth 62 vjeç), Bledar Kicaj (rreth 36 vjeç) dhe Blerim Kicaj (rreth 29 vjeç).
Njëri prej të lënduarve ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarit dhe viktimat për intervistime.
Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është vendosur në mbajtje për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë nga autoritetet kompetente.


