Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë qelinë për disa orë ditën e sotme, pasi ka përfituar një leje të veçantë me karakter humanitar. Burime pranë institucioneve të sigurisë bëjnë me dije se vendimi është marrë pas paraqitjes së një kërkese zyrtare për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij.
Leja me kohëzgjatje të kufizuar është miratuar nga autoritetet kompetente, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe drejtuesit e burgut ku ai po vuan dënimin. Koka është lejuar të largohet për 8 orë, duke ndjekur një itinerar të caktuar dhe nën masa të rrepta sigurie.
Kjo lëvizje e përkohshme e ish-ministrit vjen në një kohë kur ai po vuan një dënim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, çështje që ka ngjallur interes të madh publik dhe mediatik. Megjithatë, lejet e tilla lejohen në raste të justifikuara dhe të rralla, në përputhje me rregulloren e sistemit penitenciar.
Radar.al


