Para disa kohësh përgjatë një interviste, modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi deklaroi se është e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar.
Nga kjo deklaratë ndjekësit e saj spekulojnë që të jetë një dedikim për këngëtarin e shumënjohur Capital T.
Aludimet u përforcuan më tej me vlerësimin që bëri Capital T ndaj modeles. Ai e pohon që Adrola mbetet një nga vajzat më të bukura shqiptare.
Më 16 gusht, Capital T do të mbajë koncertin e tij të tretë të “Time Capsule” në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Adrolën e kemi parë gjithnjë aktivë në Instagram duke ndarë postime dhe kësaj here ajo e ka promovuar koncertin në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/adroladushi/
Ajo ka postuar në InstaStory promo-n, shoqëruar me linkun përkatës që ndjekësit të blejnë biletat. Ndonëse asnjëri nuk e pranojnë romancën mes tyre, veprimet dhe komentet që japin për njëri-tjetrin nëpër televizione, flasin shumë.


