Konsullata izraelite në New York ka marrë me qira një nga ekranet më të njohura të Times Square për të tërhequr vëmendjen mbi situatën dramatike të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Në fokus është historia e Evyatar David, i rrëmbyer gjatë festivalit Nova, për të cilin thuhet se po vuan nga uria, sipas pamjeve të publikuara nga Hamasi dhe tashmë të transmetuara në zemër të qytetit të Nju Jorkut.
“Me konsullatën tonë në New York, e kemi sjellë historinë e tij në Times Square, sepse bota nuk mund të kthejë më shikimin mënjanë. Pengjet duhet të jenë në qendër të agjendës globale. Nuk do të ndalemi derisa të gjithë të kthehen në shtëpi,” shkruan Izraeli në llogarinë e tij zyrtare në X.


