Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Britania e Madhe do të njohë shtetin palestinez me kusht

    July 31, 2025

    Kryeministri Keir Starmer deklaroi se Britania e Madhe do ta ndërmarrë këtë hap nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim në Gazë dhe nuk përmbush kushte të tjera. Izraeli e ka kritikuar ashpër njoftimin.

    Britania e Madhe do ta njohë pavarësinë palestineze në shtator nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa të rëndësishëm për t’i dhënë fund “situatës së tmerrshme” në Gazë dhe nuk përmbush kushte të tjera, tha të martën kryeministri britanik Keir Starmer.

    “Objektivi ynë mbetet një Izrael i sigurtë dhe i mbrojtur së bashku me një shtet palestinez të qëndrueshëm dhe sovran,” tha Starmeri, sipas një deklarate të Downing Street.

    Ai deklaroi se qeveria britanike gjithmonë ka synuar të njohë një shtet palestinez “si një kontribut në një proces të përshtatshëm paqeje në kohën e ndikimit maksimal për zgjidhjen me dy shtete”, e cila, tha ai, “tani është nën kërcënim”.

    “Si pjesë e këtij procesi drejt paqes, mund të konfirmoj se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë Shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, me përjashtim të rrethanës nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gazë”, tha Starmer.

    Palestinezët, duke luftuar me urinë, po presin të marrin ushqime të ngrohta të shpërndara nga një organizatë bamirëse, pasi popullsia nuk ka qasje në ushqim në Qytetin e Gazës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, ka paralajmëruar se “Gaza është në prag të urisë”.

    Çfarë tjetër tha Starmeri?

    Lideri britanik i bëri thirrje gjithashtu Izraelit të “pranojë një armëpushim dhe të angazhohet për një paqe të qëndrueshme, duke ringjallur perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”.

    Kjo përfshin, vazhdoi Starmeri, “lejimin e OKB-së të rifillojë furnizimet me ndihma dhe sqarimin se nuk do të ketë aneksime në Bregun Perëndimor”.

    Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e qeverisë së tij ndaj Hamasit, grupit militant palestinez të mbështetur nga Irani që sundon Rripin e Gazës.

    “Mesazhi ynë për terroristët e Hamasit është i njëjtë dhe i qartë. Ata duhet të lirojnë menjëherë të gjithë pengjet, të nënshkruajnë një armëpushim, të çarmatosen dhe të pranojnë se nuk do të kenë asnjë rol në qeverisjen e Gazës”, deklaroi Starmeri.

    Përballë frikës në rritje për uri masive në enklavë, Starmer bëri thirrje që të dërgohen më shumë ndihma për palestinezët në Gazë.

    “Ne kemi nevojë për të paktën 500 kamionë në Gazë çdo ditë. Por në fund të fundit, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj krize humanitare është përmes një zgjidhjeje afatgjatë”, tha Starmeri në 10 Downing Street.

    Lideri britanik pohoi se qeveria e tij mbështet përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari për të siguruar “një armëpushim vital”.

    “Ky armëpushim duhet të jetë i qëndrueshëm dhe duhet të çojë në një plan më të gjerë paqeje, të cilin po e zhvillojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, shtoi ai.

    Britania e Madhe, ashtu si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli, e kanë shpallur Hamasin si një organizatë terroriste, gjë që ka të ngjarë të ndërlikojë çdo përpjekje të mundshme për të njohur një shtet palestinez, nëse ky grup do të merrte pjesë në qeveri.

    Izraeli thotë se qëndrimi i Britanisë së Madhe ‘shpërblen’ Hamasin

    Njoftimi i Starmerin vjen pasi Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi i tij do të njohë zyrtarisht një shtet palestinez në shtator.

    Presioni ndërkombëtar mbi Izraelin për të përfunduar fushatën ushtarake dhe për të lejuar ndihmë humanitare të pakufizuar në territorin e rrethuar është rritur në javët e fundit, pasi grupet e ndihmës dhe OKB-ja kanë paralajmëruar për zi buke në Rripin e Gazës.

    Izraeli ka minimizuar ose ka hedhur poshtë kategorikisht raportet për zi buke masive në Gazë.

    Grupet e ndihmës paralajmërojnë për zi buke masive në Gazë

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se njoftimi i Starmerin “shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit dhe ndëshkon viktimat e tij”.

    “Një shtet xhihadist në kufirin e Izraelit SOT do ta kërcënojë Britaninë NESëR”, paralajmëroi Netanyahu në një postim në platformën X.

    Ministria e Jashtme izraelite gjithashtu hodhi poshtë njoftimin e Britanisë së Madhe, duke deklaruar se ndryshimi i qëndrimit të Londrës vjen “pas iniciativës dhe presionit politik francez”.

    Plas grushti për një vajzë në Dhërmi/ Nipat e ish-deputetit socialist dh*nojnë djemtë e Valbona Selimllarit

    Shkarkohen nga detyra 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson (EMRAT)

    Britania e Madhe Izraeli Keir Starmer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    June 15, 2026

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    June 15, 2026

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026

    I dënuar me burgim të përjetshëm për vr*sje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.