Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë që do të zhvillohet nesër, ku do të marrin pjesë të gjithë ministrat e kabinetit. Radar.al mëson ekskluzivisht se takimi nuk do të jetë një mbledhje e zakonshme në Kryeministri, por do të mbahet në një ambient të veçantë dhe në një format ndryshe nga ai rutinë.
Sipas burimeve, mbledhja do të zhvillohet në formatin “retreat”, një model pune që synon diskutime të zgjeruara, planifikim strategjik dhe vendimmarrje afatgjata larg zhurmës së përditshme politike.
Në këtë format, ministrat zakonisht qëndrojnë për disa orë apo edhe ditë në një vend të izoluar për të analizuar situatën, për të bërë bilancin e punës së deritanishme dhe për të përcaktuar prioritetet për periudhat në vijim.
Edhe pse nuk ka ende detaje zyrtare mbi axhendën, pritet që në fokus të jenë çështjet ekonomike, përgatitjet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe zhvillimet politike të muajve të fundit./Radar.al/


