Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandal në Delvinë/ TEC në pronë publike pa leje, në kërkim biznesmeni, importues i “Wudy” dhe i përfshirë në dosjen e inceneratorëve. Arrestohen dy inxhinierë

    July 29, 2025

    Në Delvinë është zbuluar një termocentral për prodhimin e energjisë me gaz që po ndërtohej pa lejen e autoriteteve në një pronë publike, duke çuar në një aksion të gjerë policor dhe hetim penal. Objekti, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2 mijë metrash katrorë, rezulton të jetë projekt i kompanisë “Delvina Gas” në pronësi të biznesmenit Sokol Meqemeja, një emër i njohur në tregun shqiptar si importues ekskluziv i produkteve “Wudy” dhe i markës së pulave “AIA”.

    Policia shpalli në kërkim Meqemejën, 56 vjeç, si dhe administratorin e kompanisë së gazit, Juglerd Ibrahimi, 36 vjeç, nën akuzat për “ndërtim të paligjshëm” dhe “pushtim të tokës”. Ndërkohë, dy inxhinierë të përfshirë në kantier, Elton Malkaj, 31 vjeç, përgjegjës i impiantit të gazit dhe Luan Metaj, 53 vjeç, përgjegjës i punimeve, u arrestuan në flagrancë për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, bllokuan punimet, pasi toka ku po ndërtohej TEC-i rezulton pronë publike pranë Manastirit të Kamesos në Kakodhiq. Për më tepër, sipas autoriteteve dhe banorëve të zonës, kantieri kishte bllokuar edhe rrugën e vjetër që të çonte drejt Manastirit, duke nxitur ankesa të shumta në komunitet.

    Hetimet zbuluan se kompania “Delvina Gas”, e regjistruar në Shqipëri si degë e një shoqërie me seli në Ishujt Virxhin Britanikë, operon prej disa vitesh në fushën e përpunimit të gazit natyror, me impiante aktive në të njëjtin territor. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Sokol Meqemeja zotëron 90% të kapitalit përmes një strukture kompanish që lidhen me emrin e tij, ndërsa kompania është e regjistruar ligjërisht jashtë vendit që prej vitit 2016.

    Emri i Meqemejës nuk lidhet vetëm me industrinë e mishit dhe të gazit, por edhe me dosjen e bujshme të inceneratorëve. SPAK e ka përfshirë atë në hetimin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke e akuzuar si një nga biznesmenët që përmes një skeme shitjesh fiktive apartamentesh, i ka kaluar Ahmetajt 140 mijë euro si shpërblim për projektin e inceneratorit të Fierit.

    Autoritetet po hetojnë jo vetëm ndërtimin pa leje të TEC-it dhe pushtimin e tokës publike, por edhe strukturën e pronësisë së “Delvina Gas” dhe lidhjet e saj financiare. Hetimet pritet të përfshijnë edhe aktivitetin e impianteve të tjera të kompanisë dhe mënyrën se si është përdorur toka publike gjatë viteve.

    Delvinë Elton Malkaj Juglerd Ibrahimi Luan Metaj pa leje Sokol Meqemeja TEC toke publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    June 14, 2026

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    June 14, 2026

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.