KOSOVË– Alma Bektashi teksa ka qenë e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova ka folur edhe për jetën private. Këngëtarja ka rrëfyer sesi e mori vesh tradhtinë e ish-bashkëshortit.
Alma tha se kishte dyshimet e saj për atë që po ndodhte në martesën e saj, por pjesën tjetër e mësoi nga lajmet e portaleve.
Për këtë arsye duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t’i jepte fund martesës së saj.
“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton.”– është shprehur Alma.


