Një 42-vjeçar nga fshati Kopaçez i Delvinës është lënduar rëndë teksa po ndihmonte në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën.
I plagosuri, Apostol Zhupa, ishte pjesë e grupit të banorëve që po luftonin flakët për të mbrojtur banesat dhe tokat e tyre. Ai ka marrë djegie të shumta, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.
Pas trajtimit të parë në spitalin e Sarandës, mbrëmjen e së premtes Zhupa u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Djegieve në QSUT, Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.
Zjarret në disa fshatra të Delvinës vijojnë të jenë aktive, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorët po punojnë për neutralizimin e tyre.


