TIRANË– Këtë të enjte në orën 11:00 do të mbahet protesta e rradhës nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Për këtë tubim policia ka publikuar planin e masave. Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së protestuesve.
Policia njofton qytetarët se prej orës 09:30 e deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


