Një zjarr ka përfshirë pyllin e fshatit Leminot, pjesë e bashkisë Maliq, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer vetëm pak minuta më parë dhe po përhapet me shpejtësi në zonën e mbuluar me bimësi të dendur.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Maliqit, të ndihmuara nga banorë vullnetarë, punonjës të bashkisë dhe Policia e Shtetit, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet do të vijojnë pasi situata të vihet nën kontroll.


