Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i një hoteli ku po qëndronte me pushime. I riu, me inicialet R.I. dhe banues në Burrel, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme.
Për shkak të plagëve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.


