Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori po i ikën nga duart Lucas Chevalier, portieri i PSG-së dëmtohet në stërvitje…

    Karakaçi inspekton nënstacionin elektrik në Golem: Rritja e kapaciteteve përmirëson furnizimin me energji për 50 mijë banorë

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ylli Pata/ Përtej duelit Lapaj-Shabani, iluzioni i partive ambulante

    July 20, 2025
    Ylli Pata/ Përtej duelit Lapaj-Shabani, iluzioni i partive ambulante

    Sherri i ashpër që shpërtheu këto ditë për një kolltuk deputeti ndërmjet Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, i cili u shoqërua me lemerinë e dhunës dhe shantazhit, nuk është një gjë e re në politikën tonë. Përkatësisht është një fenomen tipik shqiptar.

    Prej vitit 1990, thuajse në çdo zgjedhje kemi pasur në sheshin tonë të gladiatorëve politikë, personazhe dhe fenomene që kanë ndriçuar papritur, e më pas shuar si drita e xixëllonjës me daljen e diellit.

    Thuajse në çdo event elektoral, kemi pasur forca politike që kanë arritur të kthehen në një fenomen politik, në një “hirushe” e drobitur nga dhuna e njerkës dhe vajzave të saj, e më pas një festë e shkurtër që sajonte Zana, e cila zgjaste deri në trokitjen e mesnatës, kur magjia prishej.

    Në Shqipëri, ka pasur disa herë shanse të arta, kur parti apo grupime mund të ktheheshin në të “bekuarin” pol të tretë që mund të prishte rregullin ushtarak të dy partive të mëdha. Në vitin 1996 doli Poli i Qendrës, një aleancë e PSD me PAD, si për të krijuar një qendër të moderuar ndaj skemës ekstremiste të PD-së dhe PS-së.

    Një pol, që arriti të kthehet në një zë i rëndësishëm i debatit publik në vend, i cili mori vende të rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë në 1997, por edhe poste të larta qeveritare, si pasojë e aleancës me PS-në e Fatos Nanos.

    Një mundësi e artë, që kjo qendër të kthehej në një hapësirë oksigjeni për atë pjesë të shoqërisë që nuk e gjenin veten tek dy legjionet e mëdha ndërluftuese.

    Por pushteti arriti dhe e dizintegroi plotësisht këtë pol, i cili gjithnjë e më shumë humbi fuqi e mbështetje. Përfaqësuesit e tij, edhe pse ishin personazhet të njohura dhe autoritete në fushën e tyre, nuk qullosën gjë në politikë. Sherri për poste e kolltuqe, i dëmtoi aq shumë, sa sot ai pol është asimiluar totalisht. Duke mos lënë në historikun politik, as artefakte apo të dhëna arkeologjike për të dëshmuar diçka.

    Po në vitet 1996-1997, nga krahu i djathtë pati një shpërthim idilik i së djathtës tradicionale e konservatore që nga republikanët e Godos, Balli Kombëtar e Legaliteti, të cilët madje arritën edhe të fitojnë si një grupim unitar një qytet të vështirë si Shkodra. Sërish, pas1 ose dy vjetësh, përplasja dhe abraziviteti për poste deputetësh dhe ministrat, e ka çuar PR në partinë personale të Fatmir Mediut, e forcat tradicionale, drejt një karikature personazhesh surrealë.

    Rasti më eklatant i shpërthimit të “faktorit të tretë” që ngjiti për mjaft kohë ishte natyrisht “faktori Ilir Meta”. I cili erdhi në skenë me një reaksion kimik të zhurmshëm, duke dominuar me thonj hapësirën e qëndrës, por pikërisht etja për sa më shumë poste e mandate e çoi në shkërmoqje totale.

    Në 2013 kishim Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, e cila ishte një fenomen i ri dhe specifik me një galvanizim popullor. Fenomen i cili e pësoi pikërisht nga vrulli i hyrjes në skenë, me një operacion të fuqishëm nga lart. Brenda dhe jashtë Tiranës.

    Në 2015-n, patëm fenomenin “Gjergj Bojaxhi”, i cili ju afrua një fete të madhe elektorati në bashkinë Tiranë, garoi edhe në zgjedhjet e 2021-shit, por më pas u lodh e u shpërnda.

    Në 2017-n u ndez si shkëndijë “Libra” e Ben Blushit, por që pas zgjedhjeve e gjithë partia u tret si kripa në ujë.

    Në zgjedhjet e këtij viti, terreni pjellor ishte më i favorizuari për formacionet e reja, për faktorët e freskët dhe të një elite të re politike. Si pasojë e kësaj situate, hynë në Parlament tre grupime të reja politike; aleanca Lapaj-Shabani, partia e Agron Shehajt dhe ajo e Arlind Qorit.

    Hyrja në Parlament, edhe pse duket e bujshme dhe e rëndësishme për një parti, ajo nuk është gjithçka. Edhe pse mbetet objektivi normal i çdo force politike, pasi Parlamenti është baza e një investimi për të ardhmen, kolltuku ka dhe anën e tij të errët.

    Siç po ndodh me rastin e sherrit për ulësen e vetme të koalicionit të Nisma Thurje me Shqipëria Bëhet.

    Edhe pse ka disa ditë që u hap kjo telenovelë korriku, nuk reshtin edhe sot, sulmet ndaj Endri Shabanit e Zeqir Kordhonit, nga personazhet të lidhur me Lapajn.

    Politika, përtej pallavrave populiste të të ashtuquajturve politikanë të rinj që sillen si kasta e vjetër, natyrisht që është interes. Por pikërisht termi interes është “gracka” që dallon se sa e ka shikimin, idenë por edhe shpirtin të ngushtë apo të gjere të aktorit që i hyn kësaj loje.

    Aksioni politik nuk është gjithmonë një revolucion dyjavor siç ndodhi në 1990 dhe o burra hyn e merr postet e larta, ndan pronat e vendit, privatizon fabrikat, repartet ushtarake, shet të gjithë armët e municionin, merr paratë e shitjes së naftës që del nga toka, së bashku me mineralet etj etj.

    Politika sidomos sot është një aksion alla maratonë, që për të ecur duhet të mbjellësh sa më shumë, ecësh e vraposh ngadalë por pa u ndalur.

    Lapaj, edhe pse nuk hyri në Kuvend, mund të kandidojë pas 2 vjetësh për kryetar bashkie, apo në zgjedhjet e ardhshme për deputet. Duke mbushur boshllëkun që ndodhi më 11 maj dhe mësuar nga gabimet e fushatës.

    Por insistimi për të marrë, madje me dhunë kolltukun e deputetit, tregon se nuk e ka mendjen për të ecur, por për tu ulur. Si në një karrocë ambulante që shet fara për kalamajt pranë një shkolle.

    iluzioni i partive ambulante opinion Përtej duelit Lapaj-Shabani Ylli Pata
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori po i ikën nga duart Lucas Chevalier, portieri i PSG-së dëmtohet në stërvitje…

    April 30, 2026

    Karakaçi inspekton nënstacionin elektrik në Golem: Rritja e kapaciteteve përmirëson furnizimin me energji për 50 mijë banorë

    April 30, 2026

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    April 30, 2026

    Digjet makina/ Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë- Durrës (DETAJET)

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.