BAVARI– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotoalbum nga vizita e tij në Gjermani, ku ishte i ftuar nga kryeministri i Bavarisë Markus Soder.
Gjatë vizitës atje, shefi i qeverisë tregoi se vizitoi sipërmarrjen më të madhe gjermane, Schëarz Group, për të cilën thotë se ka shprehur interes për të investuar në Shqipëri.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
Foto albumi i një dite mbresëlënëse në brendësinë e sipërmarrjes më të madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi me 600 mijë punonjës si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipërinë që sipas vetë mikpritësve tanë po kthehet në kyç rajonal”.


