TIRANË– Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës, ku më 10 korrik u rrëzua vendimi i Kuvendit.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, shkronja “ç”, si dhe neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
Pranimin pjesërisht të kërkesës.
Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt jo më pak se 1/10-ta e deputetëve.
Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të
mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.


