Gjyqtarja e Kushtetueses Holta Zaçaj ka deklaruar se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.
Më tej Zaçaj theksoi se Kuvendi duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese pa vonesa raportin për mandatin e Olta Xhaçkës.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u zbatua nga Kuvendi. Vendosëm pranimin pjesërisht të kërkesës. Gjykata sot konstatoi se vendimi i saj numër 1 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Gjykata vlerësoi se përmes vendimit në 11.04.2024, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të saj. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit, asnjë organ nuk i vendos në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Vendimi ka efekt detyrues si me pjesën urdhëruese ashtu edhe me pjesën arsyetuese. Gjykata theksoi se vendimi është i detyrueshëm për zbatim. Kjo do të thotë që Kuvendi dhe deputetët e tij duhet të votojnë në përputhje me vendimin e gjykatës. jykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës për zgjidhjen e këtij konflikti mes palëve. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesa të këtij vendimi. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin e vendimit. Kuvendi të dërgojë pa vonesë mocionin për mandatin e Olta Xhaçkës. Kur thua pa vonesë do të duhet që Kuvendi të veprojë. Jemi në vendimmarrje të dytë për të njëjtën çështje, i mbetet politikës të vendosë nëse do ta zbatojë konformort asaj që kemi vendosur në vendimin e sapomorëm, që ta sjellë çështjen me përparësi, ashtu siç ne e kemi shqyrtuar me përparësi por nuk kemi vendosur afate.”– tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.