Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush!

    Efektivi Enea Mekolli u vra në krye të detyrës, të afërmit thirrje për të ndihmuar familjen

    Kosovë/ Një nga destinacionet më mbresëlënëse, Bjeshkët e Sharrit ende nën petkun e dëborës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Operacioni i SPAK, lihen në burg 7 të arrestuarit për trafik ndërkombëtar droge

    July 12, 2025
    Operacioni i SPAK, lihen në burg 7 të arrestuarit për trafik ndërkombëtar droge

    Gjykata e Posaçme la sot (12 korrik) në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

    Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.

    Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.

    Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.8 ton kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë.

    Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizator.

    Arrest në burg është caktuar për:
    Arjan Gjata
    Vilson Roçi
    Musa Gjikola
    Akil Alushi
    Jani Meçja
    Selami Lushkaj
    Erjon Dani

    Gjatë operacionit SPAK ushtroi 12 kontrolle banesash, automjetesh, dhe personash, ku sekuestroi 5 makina, 38.970 Euro, 8 telefona celularë (disa prej të enkriptuar), kokainë, armë, dokumente etj.

    lihen në burg 7 të arrestuarit për trafik ndërkombëtar droge operacioni i SPAK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush!

    June 6, 2026

    Efektivi Enea Mekolli u vra në krye të detyrës, të afërmit thirrje për të ndihmuar familjen

    June 6, 2026

    Kosovë/ Një nga destinacionet më mbresëlënëse, Bjeshkët e Sharrit ende nën petkun e dëborës

    June 6, 2026

    Sot miqësorja kundër Luksemburgut në Tiranë, policia tregon rrugët që do të bllokohen

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.