KOSOVË– Kader Kicaj dhe Lumbardh Saliu, ky i fundit edhe fitues i BBV2 Kosova, krijuan lidhjen e tyre të dashurisë brenda shtëpisë e më pas qëndruan shumë aktivë në rrjetet sociale, nga ku ndanin me ndjekësit momente nga jeta e tyre.
Kaluan disa muaj nga përfundimi i atij spektakli dhe dyshja e shumëpërfolur e BBVKS2, u duk sikur janë çifti më perfekt i showbizzit shqiptar, por ka qenë Kaderi ajo që ka njoftuar se lidhja e tyre ka marrë fund.
Përmes një InstaStory ajo ka thënë se nuk është më me personin që ishte deri dje.
“Pershendetje njerez te mire!Duke qene se bashke kemi nda shume sene, deshta me nda me ju nje lajm per jeten tem private. Une tash e tutje nuk jam ma me personin qe isha deri dje.Si femer kam luftu cdo lloj sfide per me qendru ne lidhje, kam pasur veshtiresi edhe besoj qe do vjen dita do ti kuptoni krejt ngjarjet. Per cdo lloj pytje kam pergjigje pornuk dua me lendu kerkon sepse une, vetem jam lendu ne kete lidhje. Shume dashni per krejt juve!”- shkruan Kaderi.

Por para këtij postimi Kaderi ka postuar një Instastory tjetër ku zbulon se shkak është bërë tradhëtia nga Lumbardhi, veprim i cili e ka lënduar dhe zhgënjyer shumë. Sikurse shkruan dhe ajo vet, për të ruajtur dinjitetin nuk mund ta falte më dhe vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre. Vetëm pak pasi e postoi këtë Story në Instagram ajo e ka fshirë.



