Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Humbi jetën gjatë arrestimit, Policia e Kosovës jep tjetër version për vdekjen e 27-vjeçarit. Dalin pamjet

    July 8, 2025

    Policia e Kosovës ka dhënë një version të ri për ngjarjen tragjike që çoi në vdekjen e Agon Zejnullahut, 27-vjeçari që u arrestua në mënyrë të dhunshme në Lipjan.

    Në një komunikatë zyrtare, policia pretendon se viktima ishte në gjendje agresive, kishte sulmuar kalimtarë dhe kishte tentuar të hynte me forcë në automjete. Policia thotë se, për të ndaluar përshkallëzimin, zyrtarët përdorën sprai lotsjellës në vetëmbrojtje, pasi Zejnullahu, sipas tyre, ishte jobashkëpunues dhe u vërsul ndaj tyre.

    Sipas njoftimit, ndihma e shpejtë ishte thirrur para ndërhyrjes policore dhe mbërriti brenda tre minutave, por ekipi mjekësor konfirmoi vdekjen në vendngjarje. Në trupin e të ndjerit u gjet edhe një sasi lënde që dyshohet për narkotikë, dërguar për analizë.

    Pas ngjarjes, katër zyrtarë policorë dhe një rreshter janë pezulluar, ndërsa janë marrë në pyetje nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe janë vendosur në mbajtje pas ri-klasifikimit të veprës penale.

    Policia thotë se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe IPK-në, ndërsa epilogu do të varet nga rezultati i obduksionit dhe analizave të tjera mjeko-ligjore.

    Agon Zejnullahu kosove policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    May 1, 2026

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    May 1, 2026

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    May 1, 2026

    “19 vjeç u dashurova”/ Rrëfimi i pazakontë e Spartak Ngjelës: Ja pse nuk u bëra baba

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.