Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

    July 6, 2025
    Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

    Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me kërcënimin me bombë një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Sipas policisë, bazuar nga hetimet e deritanishme, kërcënimet kanë ardhur përmes një numri telefoni, i cili dyshohet se është nga Serbia.

    Blutë bëjnë me dije se do të vazhdojnë hetimet për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimiit që janë përdorur në këtë kërcënim.

    “Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia. Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, njofton policia për mediat.

    Kujtojmë se pas kërcënimeve për bombë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, Policia nisi kontrollin e ndërtesës dhe makinave që gjenden në parkingun e këtij institucioni.

    Ndërkohë, deputetët, punonjësit dhe gazetarët u larguan nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit.

    Dje ishte hera e 42-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues. Për dallim nga grumbullimet e kaluara, në takimin e e një dite më parë të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

    Ky dështim i radhës erdhi pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.

    Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    May 1, 2026

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    May 1, 2026

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    May 1, 2026

    “19 vjeç u dashurova”/ Rrëfimi i pazakontë e Spartak Ngjelës: Ja pse nuk u bëra baba

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.