Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    Kritikat e Merz për Trump, SHBA njofton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave nga Gjermania

    Sulmet izraelite në Liban, 12 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në 24 orët e fundit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I kërkuar për shfrytëzim pros*itucioni në Itali, arrestohet në Shkodër 42-vjeçari

    July 4, 2025
    E rëndë! Godet të birin me armë gjahu, 47-vjeçari transportohet drejt spitalit

    Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet shqiptare në qytetin e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Përgjithshme në Perugia të Italisë, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

    Mësohet se ky person ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burg për një rast të ndodhur që në vitin 2014, ku së bashku me dy shtetas italianë dhe një bashkëkombës të tij, kishte organizuar dhe rekrutuar vajza, kryesisht me origjinë rumune dhe disa të mitura, për t’i dërguar në qytetin italian të Perugiës për t’i shfrytëzuar në prostitucion. Viktimat, përveç shfrytëzimit, u përballën edhe me dhunë fizike dhe kërcënime nga grupi kriminal, veçanërisht në rast se nuk siguronin të ardhurat e kërkuara.

    Arrestimi i 42-vjeçarit u realizua në Shkodër, pranë kufirit me Malin e Zi, në zbatim të një urdhri ndërkombëtar arresti. Ai ndodhet në pritje të ekstradimit drejt Italisë, ku do të duhet të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata italiane.

    Ky operacion tregon bashkëpunimin efektiv mes institucioneve shqiptare dhe italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale si shfrytëzimi i njerëzve.

    arrestim policia shkodër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    May 2, 2026

    Kritikat e Merz për Trump, SHBA njofton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave nga Gjermania

    May 2, 2026

    Sulmet izraelite në Liban, 12 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në 24 orët e fundit

    May 2, 2026

    Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, lëshohen 18 urdhër-arreste

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.