Hollywood-i është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Michael Madsen, i cilësuar shpesh si “gangsteri i përhershëm” për rolet e tij karakteristike në ekranin e madh. Aktori u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Malibu, Australi, në moshën 67-vjeçare.
Sipas menaxherit të tij, Madsen vdiq nga një arrest kardiak dhe mendohet se shkaqet janë natyrore. Ai la pas një trashëgimi të fuqishme në kinematografi, me një karrierë që përfshiu katër dekada dhe dhjetëra role ikonike.
Madsen u bë i njohur për interpretimin e figurave të errëta dhe enigmatike në filma si Reservoir Dogs, Kill Bill, Donnie Brasco, Thelma & Louise, dhe shumë të tjerë. Vëllai i aktores së njohur Virginia Madsen, ai spikati gjithmonë për praninë e tij unike në ekran, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë amerikane.


