Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur me entuziazëm miratimin në Senat të projektligjit të tij për shpenzimet dhe uljen e taksave.
“Uau, muzikë për veshët e mi”, tha Trump për gazetarët sapo mësoi rezultatin e votimit, i cili kaloi me një diferencë të ngushtë 50-50, me zëvendëspresidentin JD Vance që hodhi votën përcaktuese për miratimin.
“Ai po bën një punë të mirë,” shtoi Trump, duke vlerësuar rolin e Vance.
Projektligji, që parashikon shkurtime të mëdha në programet federale dhe rritje të financimeve për sigurinë kombëtare, pritet të diskutohet dhe të votohet nesër në Dhomën e Përfaqësuesve.


