Një 23-vjeçar nga Ferizaj, Kosovë, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Lezhë, ndërsa ndodhej për pushime me familjen.
Policia lokale njoftoi se rreth orës 09:00 të mëngjesit, i riu G. S. u dërgua pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Sipas familjarëve, ai vuante nga probleme shëndetësore që prej fëmijërisë. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për konfirmimin e plotë të shkakut.


