Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Nga Xhaka te Jashari, ja lista e dëshirave të Igli Tares për Milanin

    June 27, 2025

    Te Milani nuk do të ketë një revolucion të mirëfilltë këtë verë, por ndryshimet pritet të jenë të thella. Drejtori sportiv Igli Tare ka qenë i qartë në deklaratat e tij.

    “Prioriteti është një regji e re. Po shikojmë Modriçin, Loftus-Çikun dhe një sulmues përkrah Gimenezit. Kështu ndërtojmë një Milan të ri”. Në të njëjtën linjë edhe administratori Furlani: “Nuk kemi nevojë për një revolucion, por do ketë ndryshime domethënëse”. Synimi është të afrohen të paktën gjashtë lojtarë për të mbuluar hapësirat e dobëta në krahët e mbrojtjes, mesfushë dhe qendërmbrojtje. Ja cilët janë emrat që priten në “San Siro”.

    GUELA DUE – Mbrojtësi i djathtë i Strasburgut, lindur në Francë dhe përfaqësues i Bregut të Fildishtë, është një nga emrat më të përfolur. Me një vlerësim prej 18 milionë eurosh dhe paraqitje të mira në Ligë 1, ai ka 60% gjasa të veshë fanellën kuqezi.

    VENDERSON– Një tjetër alternativë për krahun e djathtë, braziliani i Monakos është një lojtar me profil më të lartë, aktualisht pjesë e përfaqësueses së Brazilit. Por konkurrenca me Barcelonën dhe kërkesa prej 30 milionësh e bëjnë të vështirë marrëveshjen. Shanset për të, vetëm 25%.

    XHOVANI LEONI– Qendërmbrojtësi 18-vjeçar që shkëlqeu me Parmën, është një objektiv konkret për mbrojtjen. Interesimi i Milanit është serioz, por duhet të shiten fillimisht Çau ose Tomori. Nëse ndodh, Leoni është shumë pranë transferimit me 60% mundësi.

    GRANIT XHAKA– Lideri i mesfushës së Bajer Leverkusenit dhe kapiteni i Zvicrës, është një profil që Milani e sheh si “regjisorin” ideal. Me 137 ndeshje me përfaqësuesen dhe eksperiencë të gjatë në Premier Ligë, Xhaka ka shanse reale të transferohet për rreth 15 milionë euro. Shanset aktuale, 70%.

    ARDON JASHARI– Një tjetër zviceran në fokus, i shpallur lojtari më i mirë në kampionatin belg. Milan ka ofruar 27 milionë plus 5 bonuse, por Bryzhi kërkon të paktën 35 milionë. Borusia Dortmund është tërhequr, çka i jep Milanit më shumë hapësirë. Shanset për marrëveshje, 50%. 

    HAVI GUERA– Mesfushori i Valencias, i kërkuar nga kuqezinjtë, ka refuzuar rinovimin dhe dëshiron të largohet. Milani ka bërë një ofertë prej 20 milionësh me bonuse, ndërsa Valencia kërkon 25 milionë plus përqindje për Vilarealin. Nëse Musah largohet, Guera mund të jetë zëvendësuesi i tij. Shanset për transferim, 60%./PanoramaSPORT

    Igli Tare jashari Milani Xhaka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    April 22, 2026

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    April 22, 2026

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    April 22, 2026

    Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.