Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dita e dytë pa shërbim të plotë autobusësh, operatorët presin përgjigje për kompensim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Lëri dënglat me mua”/ Klodiana Lala përplaset me Tedi Blushin: Vazhdo mbro Metën

    June 27, 2025

    TIRANË– Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, dhe gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e së enjtes janë përfshirë në një debat të fortë, në emisionin “Të Paerkspozuarit”për lënien në paraburgim të presidentit të PL-së Ilir Meta.

    Blushi e akuzoi Lalën se është kepërdorur nga SPAK-u, por Lala iu kundërpërgjigj, duke thënë se ka cituar vetëm ato çfarë ka thënë  avokati i Metës, Kujtim Cakrani dhe SPAK në dosjen për ish-presidentin.

    DEBATI:

    Blushi: Zonja Lala ka thënë një të pavërtetë të madhe. Atë që cituat nga prokuroria e keni tërësisht të pavërtetë. Pretendohet fakti që zoti Meta është përdorues i një karte debiti. Fakti është që përdoruese ka qenë zonja Kryemadhi dhe ai qëndron në paraburgim prej 8 muajsh.

    Për lobimet kemi një përgjigje të autoriteteve amerikane kanë rrëzuar akuzën e rreme të ngritur nga Rama dhe McGonigal sikur Meta kishte paguar 1 milion dollarë për të një foto me Trump. Kemi përgjigjen që e përjashton zotin Meta dhe këtë e thotë SPAK jo Blushi dhe avokati Cakrani.

    Kanë rënë akuzat e tjera. Për fat të keq prokurorët e SPAK keqpërdorin gazetarët dhe unë mund t’ua faktoj me fakte prej të paktën dy vitesh. Meqë është zonja Lala aty, në prill të vitit të kaluar paralajmëronte arrestimin e Ilir Metës brenda prillit.

    Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua. Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet.

    Vazhdo planin çoja deri në fund shefit tënd.

    Blushi: Zonja Lala.

    Lala: Meqë më the zonja Lala, tejkaloje dhe bëj pjesën tënde politike. Gjykimin publik nuk ma bëni ju. Vazhdo të lutem se nuk më tregon ti mua se si bëj gazetari. Të paktën ti jo. Vazhdo te hapi i dytë, te hapi i dytë, çoji deri në fund këshillat politike të Ilir Metës. Gjyq publik nuk më bëni ju Tedi Blushi, se të njoh mirë dhe sa për profesionalizëm nuk ke gojë të flasësh. Minimalisht duhet të ulësh kokën përballë meje. Vazhdo të thuash çfarë të kanë dhënë urdhër./Radar.al 

    Klodiana Lala Tedi Blushi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    April 16, 2026

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 16, 2026

    Dita e dytë pa shërbim të plotë autobusësh, operatorët presin përgjigje për kompensim

    April 16, 2026

    Këmbimi valutor 16 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.