Reperi i njohur Ledri Vula, i ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, ka ndarë mendimet e tij për artistët e rinj në skenën muzikore shqiptare.
Ledri shprehu simpati për Gjestin, duke e vlerësuar për stilin unik dhe energjinë në muzikë:
“Kisha dëshirë të shkoja në studio me të, thjesht për të parë energjinë që sjell. Ka disa këngë shumë të mira,” u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm.
Por kur u pyet për Joz Markun, një tjetër artist i ri në rritje, Ledri reagoi prerë:
“Me Jozin, jo,” – deklaratë që ka hapur menjëherë debat në rrjet, për shkak të refuzimit të drejtpërdrejtë dhe pa shpjegime.
Intervista ka treguar një anë të sinqertë dhe spontane të reperit, i cili nuk nguron të ndajë mendimin e tij për kolegët dhe për drejtimin që po merr muzika shqiptare.


