Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Sopranoja e njohur rrëfen sakrificat: Kam kërkuar punë si babysitter dhe kameriere, kam qëndruar edhe pa ngrënë

    June 24, 2025

    Në një rrëfim prekës sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka ndarë disa nga vështirësitë e mëdha që ka përjetuar gjatë studimeve në Konservatorin e Romës.

    Ajo tregoi se, në fillimet e saj në Itali, është detyruar t’i kërkojë ndihmë mësuesve që e njihnin në Mantova, duke u ofruar të punojë si babysitter dhe kamariere për të siguruar jetesën. “Ka qenë shumë e vështirë, sidomos pasi humba dokumentet gjatë procesit të ndërrimit të tyre. Madje, në një periudhë kam qëndruar edhe një javë pa ngrënë, pasi familja ku qëndroja kishte probleme me divorcin”, tha Jaho.

    Vështirësitë nuk përfunduan me kaq. Pasi fitoi konkursin për të vazhduar studimet në konservatorin “Santa Cecilia” në Romë, iu desh një certifikatë nga ambasada shqiptare për shkak të skadimit të vizës. Por ambasada ia refuzoi këtë dokument dhe i kërkoi të rikthehej në Shqipëri.

    “Kam shkuar duke qarë në sekretarinë e konservatorit, duke iu lutur drejtorit që të më lejonte të vazhdoja ëndrrën time. Ai më pa dhe më tha: ‘Do të doja që edhe fëmija im të kishte pasionin tënd’. Dhe vendosi të më pranonte pa dokumente”, rrëfeu artistja me emocione në emisionin “Log.” në News24.

    Sot, sopranoja shqiptare është e njohur në skenat më të mëdha operistike në botë, por nuk e harron mirënjohjen ndaj atyre që e ndihmuan në fillimet e saj. “Ai drejtor ka ndërruar jetë, por unë e kujtoj gjithmonë me falënderim”, tha Jaho.

    Ermonela Jaho rome soprano studimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.