Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sherri PS-PD në Strasburg bllokon deklaratën për integrimin, Tabaku “shpërthen” ndaj qeverisë

    June 19, 2025

    Mbledhja e Komisionit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë në Strasburg përfundoi pa arritur një deklaratë të përbashkët, duke reflektuar ndarjet e thella mes mazhorancës socialiste dhe opozitës së djathtë.

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, deklaroi pas mbledhjes se opozita ka ngritur shqetësime serioze mbi problematikat që lidhen me procesin zgjedhor, mungesën e sundimit të ligjit, korrupsionin e përhapur dhe abuzimet me tenderat publikë.

    “Nuk jemi në Strasburg për të firmosur deklarata për sy e faqe, por për të kërkuar ndryshime reale që prekin jetën e qytetarëve”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se procesi i integrimit duhet të reflektohet në përditshmërinë e qytetarëve dhe jo të mbetet vetëm retorikë politike.

    Ajo nënvizoi se nuk mund të ketë integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira, demokraci funksionale dhe reforma të thella antikorrupsion. “Rruga europiane nuk është një slogan, por një betejë për standarde dhe ndryshim të prekshëm për çdo qytetar shqiptar”, theksoi Tabaku.

    Për opozitën, bashkëpunimi me Bashkimin Europian duhet të bazohet mbi angazhime të sinqerta dhe reforma të mirëfillta, dhe jo në fasada politike.

    Jorida Tabaku PD PS Strasburg
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    April 29, 2026

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    April 29, 2026

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    April 29, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.