Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    E dhimbshme/ I mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore përcjell në banesën e fundit vëllain e tij

    June 18, 2025

    Një skenë prekëse u zhvillua gjatë ceremonisë mortore të Ajay Ramesh, viktimës së aksidentit ajror në Indi. Britaniku Vishwashkumar Ramesh, i vetmi që arriti të mbijetojë nga përplasja fatale e avionit të Air India, mori pjesë i përlotur në varrimin e vëllait të tij.

    Me plagë ende të dukshme në fytyrë dhe krah, Ramesh mbajti mbi sup arkivolin e Ajay-t, ndërsa familjarë, të afërm dhe banorë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit.

    Aksidenti ndodhi vetëm pak sekonda pas ngritjes së avionit “Boeing 787-8 Dreamliner” nga aeroporti i Ahmedabadit, gjatë fluturimit drejt Londrës. Në tragjedinë e rëndë humbën jetën të paktën 270 persona, përfshirë pasagjerë dhe banorë të një konvikti mjekësh, mbi të cilin avioni u përplas.

    Mrekullisht, Vishwashkumar Ramesh, i cili ndodhej në vendin 11A, arriti të shpëtonte. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur punonjësi i ambulancës, Satinder Singh Sandhu, e ndihmonte të largohej mes flakëve dhe tymit. Sandhu rrëfeu se fillimisht nuk e kishte kuptuar se po ndihmonte të vetmin të mbijetuar të aksidentit.

    “Kur e futa në ambulancë, më tha mes lotësh se brenda avionit ndodhej edhe vëllai i tij dhe donte të kthehej për ta kërkuar,” kujton Sandhu.

    Në një intervistë për televizionin indian DD News, Ramesh tha: “Për një moment mendova se po vdisja. Kur hapa sytë, nuk e besoja që isha ende gjallë.”

    Shkaqet e aksidentit vazhdojnë të mbeten të paqarta, ndërsa hetuesit po analizojnë të dhënat e “kutisë së zezë” për të zbuluar arsyet e tragjedisë.

    i mbijetuari Indi avioni tragjedia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.