Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    Çmimi i naftës në tregjet nderkombëtare rritet ne nivelin më të lartë që nga viti 2022

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Nis nesër rinumërimi i 2323 kutive”/ Celibashi: Çdo veprim i procesit do të transmetohet drejtpërdrejt online

    June 16, 2025
    "Nis nesër rinumërimi i 2323 kutive"/ Celibashi: Çdo veprim i procesit do të transmetohet drejtpërdrejt online

    TIRANË– Në një kohë që Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) mori vendimin për rinumërimin e kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të nisë nesër më 17 qershor procesin e rinumërimit të 2,323 kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga jashtë vendit.

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se ky është një nga operacionet më të rëndësishme pas përfundimit të procesit të votimit dhe përfaqëson një angazhim të qartë për transparencë dhe integritet zgjedhor.

    “Çdo veprim i procesit do të transmetohet drejtpërdrejt online në rrjetet sociale të KQZ-së”, theksoi Celibashi.

    POSTIMI I PLOTË:

    Procesi i RINUMËRIMIT nis nesër në datë 17 Qershor 2025

    Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!

    Çfarë përfshin rinumërimi?

    ➡️ Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.

    ➡️ Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

    ➡️ Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

    Ku po zhvillohet rinumërimi? I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ

    Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?

    QARKU TIRANË

    Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit

    ️ 18 KZAZ

    1.282 qendra votimi

    QARKU FIER

    Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët

    ️ 9 KZAZ

    587 qendra votimi

    QARKU DURRËS

    Rinumërim i plotë për:

    ▪️ 111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22

    ▪️ 126 QV të listuara nga PD-ASHM

    ▪️ 60 QV të kërkuara nga PLL

    Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit

    Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)

    QARKU ELBASAN

    94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)

    Transparencë edhe për buxhetin:

    • 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve
    • 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike
    • 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse

    ️ Procesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse./Radar.al

    Rezart Veleshnja zbulon prapaskenat në “Portokalli”: Kam kapur dy aktorë në një moment intim

    Celibashi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumërimi i 2323 kutive
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Çmimi i naftës në tregjet nderkombëtare rritet ne nivelin më të lartë që nga viti 2022

    April 30, 2026

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.